Gjilani ia ka dalë që një javë para përfundimit të kampionatit arriti t’a sigurojë Europa Conference League dhe tash vetëm duhet të mendojë për finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, ngase ndeshja e fundit me kampionin e shpallur – Ballkanin do të jetë e karakterit formal.
Në ndeshjen e parafundit, të luajtur në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Gjilani ka barazuar me Llapin me rezultat 2:2.
Ndeshja nisi me një kujdes të shtuar nga të dyja anët, kurse ishte minuta e 26-të e takimit, kur skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me anë të Trimor Selimit, që shënoi me kokë nga afërsia duke qëlluar këndin e djathtë të poshtëm të Koliqit. Ai u asistua prej Francisco Riveras.
Gjilani barazoi në minutën 65, kur Mevlan Zeka shënoi nga afërsia e i njëjti lojtar ka shënuar edhe në minutën 80, mirëpo pak para mbylljes së ndeshjes Llapi ka barazuar pas një penaltie të fituar, të cilën në gol e shndërroi Alef Firmino në minutën 88.
Gjilani me këtë barazim ka siguruar Evropën e edhe Llapi me këtë barazim ka siguruar mbijetesën./kryelajmi.com/.