Futboll

Gjilani sigurt dimëron në pozitën e katërt

 

Për Gjilanin ka rënë perdja e stinorit vjeshtor. Tash kur përmbyllën të arriturat në kampionat, Gjilani mund të jetë i kënaqur me pozitën që ka në tabelë. Ndonëse ka ende ndeshje për t’u zhvilluar, Gjilanin nuk ka kush që e lëviz nga pozita e katërt, aty ku nuk mund të arrijë as Drita, as Ballkani e as Trepça ’89, të cilat do të mbeten prapa ekipit kuq e bardhë edhe pasi të zhvillojnë ndeshjet e tyre.

Gjilani këtë vjeshtë ka zhvilluar 17 ndeshje në kampionat dhe ka ngadhënjyer 8 herë, ka barazuar 3 herë dhe ka pësuar 6 herë. Gjilani i ka fitoret e ngushta, kurse humbjet i ka më të thella, andaj ka goldallim negativ 16 me 18.

Ndeshjen e radhës, Gjilani do ta vazhdojë në ballafaqim me Dritën, ku do të jetë mysafire dhe që gjithsesi se që në ndeshjen e parë në pranverë na prêt një lojë tejet interesante.

You Might Also Like