Gjilani nuk ka të ndalur në këtë janar. Brenda një dite ka sjellë dy lojtarë nga Shqipëria. Pas Vilson Lilajt, në SC Gjilani është angazhuar edhe lojtari i ri, por tejet perspektiv Klejdi Koçi, 19- vjeçar, i cili luan në pozitën e mesfushorit.
Ai vije nga Shkolla e Futbollit nga Tirana, KF Therm Tirana, ku sipas drejtuesve të Gjilanit, ai ndër vite kishte qenë lojtari më i dalluar në gjeneratën e tij dhe ishte dalluar me paraqitjet e tija në kategorinë e juniorëve në Shqipëri.
Në SC Gjilani premtojnë edhe angazhime të tjera./Kryelajmi.com/.