Futboll

Vavalis: Fituam ashtu siç e kishim paraparë ndeshjen

Akis Vavalis, kryetrajner i Dritës pas fitores 1:0 ndaj Llapit ka deklaruar:

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme e për mua çdo fitore, aq më parë që kjo u arrit ndaj Llapit në një ndeshje derbi. Është më rëndësi që pas pushimit vazhduam me fitore dhe arritëm tri pikë. Ka gjëra që duhet të përmirësojmë në vazhdim, por ne sot luajtëm që porta jonë të mbetet e paprekur, ndoshta është dashur të krijojmë më shumë, por ky është derbi dhe duet qenë syçelë. E dija se kemi cilësi dhe se do të shënojmë, por me rëndësi ishte të mos pësojmë dhe taktika e jonë dha rezultat dhe jam i kënaqur.” /kryelajmi.com/.

You Might Also Like