Tre gjilanas do të jenë në mesin e nëntë kosovarëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Karatesë që do të mbahet në qytetin Linc të Austrisë.
Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet me nëntë garues, kurse tre prej tyre janë gjilanas, dy të Klubit të Karatesë Dardania dhe një nga Klubi i Karatesë Drita.
Elhami Shabani nga KK Drita do të garojë në kategorinë -75kg, derisa Fortesa Orana nga KK Dardania do të garojë në kategorinë -68 kg. Pjesë e përfaqësueses sonë do të jetë edhe Valdrin Rashiti i KK Dardania, i cili do të garojë në kategorinë -67 kg.
Në këtë kampionat pritet që të ketë një konkurrencë të fortë, por duke ditur formën e garuesve tanë me të drejtë pritet që ata të korrin suksese.