SC Gjilani ka zhvilluar sot miqësoren e fundit në Turqi, atje ku po përgatitet për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.
Gjilanasit janë mposhtur me rezultat minimal, 1-0, nga skuadra e madhe turke, Gazientep FK, shkruan Gazeta Olle.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa golin e vetëm dhe të fitores për turqit e realizoi Joao Figueiredo, në minutën e 48-të.
Kuqebardhët startuan ndeshjen me këtë 11-she: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi.
Gjilani e ka shijuar në maksimum këtë fazë përgatitore, dhe tashmë do të rikthehet në Kosovë, ku do të ketë punë mjaft të vështirë në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në këtë edicion.
/Gazeta Olle/