Futboll

Gjilani zhvilloi përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Ballkanit

Skuadra ka lënë prapa ndeshjen e fundit në garat e kupës dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Ballkanit.

Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së dielës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto mbrojtësin Endri Reçi dhe mesfushorin Robert Rrahmani, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit.

Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së dielës.

       

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like