KRONIKË E ZEZË

Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Datë: 02.03.2022, Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur të identifikojë vozitësin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në fshatin Livoç i Epërm komuna Gjilan.
Kjo informatë, me foto është pranuar falë bashkëpunimit me qytetar. Policia, e ftoi drejtuesin e mjetit, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan dhe ai është njohur për kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 . Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitetin e plotë.

You Might Also Like