Nesër FC DRITA zhvillon ndeshjen e xhiros së 12-të në udhëtim kundër FC Ballkanit.
Lojtari i Dritës, Rilind Haziraj, ka thënë se janë të gatshëm për sfidën e nesërme.
“Siç e dimë nesër na pret një ndeshje derbi kundër FC Ballkanit, e cila sa është e vështirë është edhe e rëndësishme. Mendoj se jemi përgatitur në gjitha aspektet e mundshme si taktik, fizik apo psikik. Besoj që nga Suhareka do të kthehemi me pikë të plota”, ka thënë futbollisti Haziraj.
Ndeshja FC Ballkani – FC DRITA zhvillohet nesër (e mërkure), ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.