Gjilan, 23 gusht 2018 – “Me këtë projekt, Gryka e Karadakut dhe Gjilani merr dimension krejt tjetër, zhvillimor, infrastrukturor, e në veçanti zhvillohet bujqësia dhe turizmit malor. Janë projekte që ne do t’i atraktojmë edhe me bashkatdhetarët tanë dhe investitorët e huaj, në mënyrë që kjo zonë me qënë më e zhvilluar”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, e cila po bëhet me financim të Komisionit Europian.
“Hapja e pikës kufitare Sqanqiq-Bellanoc është projekti më i madh në Grykën e Karadakut. Kjo pikë, Kosovës ia mundëson që përmes korridorit të dytë ndërkombëtar për t’u lidhur me korridorin e dhjetë, autostradën Shkup-Selanik. Për ne është me interes lidhja e shqiptarëve të Kosovës me ata të Kumanovës”, ka thënë Haziri.
Haziri theksoi se nga mbikëqyrësi i punimeve u njoftua se projekti është në revidim për shkak të jostabilitetit të tokës, por pritet teknikisht të zgjidhet nga Komisioni Europian.
“Shpresoj shumë që t’i japin dinamikë sipas kalendarit për të mundësuar lëvizjen për qytetarët, e nhatyrisht edhe për mallrat në tonelatat e përcaktuara”, ka nënvizuar Haziri.