Gjilan, 5 shtator 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përgëzuar aktoren nga ky qytet, Aurita Agushin, e cila është nominuar si aktorja më e mirë e Manhattan Short Festival.
“Nominimi i Auritës në këtë festival prestigjioz botëror është nder për Gjilanin dhe Kosovën. Unë e përgëzoj dhe i uroj shumë suksese edhe në të ardhmen, duke na bërë kerenar të gjithëve”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, Manhattan Short Festival është një parakualifikim për ngjarjen më të pritur të vitit në fushën e kinematografisë, çmimet Oscar.