Gjilan

Haziri viziton punimet infrastrukturore në Zhegër, paralajmëron gurthemelin e palestres së sporteve

Gjilan, 9 korrik 2017 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot punimet në infrastrukturën bazike në fshatin Zhegër, përkatësisht ndërtimin e kanalizimit fekal, projekt ky tejet i rëndësishëm për banorët me gjatësi prej 800 metrash.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërkaq ka konfirmuar se sapo të përfundoj ndërtimi i kanalizimit, do të përmbyllet edhe projekti i trotuarit, përderisa ka paralajmëruar se vënia e gurthemelit për palestrën e Zhegrës është çështje ditësh.

“Jam shumë i kënaqur që po i realizojmë këto dy projekte në të njejtën kohë në Zhegër, të cilat shumë shpejt do t’i finalizojmë, për të vazhduar me asfaltimin e disa rrugëve. Këto projekte, dhe dhjetëra projekte që i kemi bërë, kanë qenë jetike për zhegranët. Lajmi i mirë është se brenda ditëve të ardhshme pritet të vihet gurthemeli i palestrës se sporteve në këtë fshat, i cili kap shumën e investimeve mbi 700 mijë euro dhe përfundimisht Zhegra po bëhet më infrastrukturë moderne në të gjitha aspektet”, tha Haziri.

Me këtë rast, kreu i Gjilanit pohoi se tashmë i kanë përmbyllur investimet në infrastrukturën bazike në Lladovë, përderisa ka paralajmëruar fillimin e investimeve të mëdha në fshatrat, Çelik, Selishtë dhe Shurdhan, përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe urave.

You Might Also Like