Afrim Myrtaj, luftëtar hero i gjallë i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
I goditur nga plumbat e armikut më shumë se 11 herë, në luftimet heroike të Epopesë së UÇK-së në Zhegoc, por i pathyeshëm, i papërkulur dhe fitimtar me plagët e shumta, nishane të luftës titanike me forcat pushtuese serbe!
Pamja luftarake ku e shohim në lëvizje luftëtarin e njësisë speciale të Zonës Operative të Karadakut të UÇK, mes flakëve dhe tymit të luftës se armatosur çlirimtare, me trupin të goditur, por me shpirtin e çelikt dhe moralin e lartë, dëshmoi se ishte titan zulmëmadh!

Shihet qartë, se hapi i Tij ishte i vendosur, shikimi përpara dëshmon se ishte i pamposhtur!
Afrim Myrtaj, sportisti i dikurshëm, në arenën e UÇK-së në Malsinë e Zhegocit, u shndërrua në luftëtar legjendar, që nuk ndalej edhe kur gjaku i rrjedhte rrëke nga plagët e marra në fushëbetejë me ushtrinë dhe policinë e Serbisë pushtuese!
Figura e Tij prej herkuli simbolizon qëndrueshmëri fizike të fortë dhe përgaditje shpirtërore të madhe!
Hapi i Tij mbetet guxim përballë rrezikut absolut!
Modeli i luftëtarit çlirimtar si ushtari Afrim Myrtaj, dëshmon sakrificë sublime pa dorëzim!
Heroi i gjallë Afrim Myrtaj, mbetet simboli i forcës së një luftëtari sportist me përgaditje të luftarake!
Pamja tregon se paraqitja e Tij nuk është vetëm si luftëtar, por edhe si Njeri Hero, ështe Ai që iu ka mbijetuar me heroizëm plagëve dhe vazhdoi përpara i panënshtruar në fushën e luftës kundër makineruse luftarake të armiqve shekullor serb!
Populli shqiptar, Atdheu e Kombi ynë gjithmonë ka ditur e do të dijë t’i çmojë Ata që i kanë falur sakrificë e gjak dhe i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira, duke i parë si udhërrëfyes dhe mbështetje në rrugën e tij historike, për liri, çlirim e Pavarësi nga Serbia pushtuese!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 16 Prill 2026!





