Libri

Hije që s’puthej

Hije që s’puthej

Alisa Bekteshi

I padukshëm kishte qenë trupi yt mbrëmjen e kaluar
as hija jote s’puthej dot me hijen time
andaj as nuk të shikoja

ti sërish duke më kërkuar e unë sërish duke u larguar
ishim tjetërsuar mbi ndjenjat e fshehta që kishin mbetur vetëm

mbrëmë, unë në një anë e ti në tjetrën
as shikimet s’përplaseshin!

You Might Also Like