Gjatë qëndrimit në Gjilan, i pyetur rreth sondazheve të fundit që po publikohen nëpër medie të ndryshme, Abdullah Hoti, kryeministër në detyrë ka thënë se vota e qytetarit nëpër kutitë e votimit nuk është si “like” në facebook.
“Nuk duhet shikuar sondazhet e tilla, sepse vota e qytetarit nuk është “një llajk në fejsbuk”, por është një besim. Mos i shihni sondazhet. Vendimi i qytetarëve ka me ndodh me 14 shkurt. Vota e qytetarëve është besim dhe besimi vjen nga puna që është bërë deri më tani”, ka thënë Hoti, që ka shtuar se i ka vizituar të gjitha strukturat e LDK-së anekënd Kosovës dhe, siç u shpreh, janë në top-formë sa i përket organizimit. Rezultati do të shihet me 14 shkurt dhe se është i bindur plotësisht se, LDK-ja do të dali fituese në këto zgjedhje