Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, humanisti dhe atdhetari i njohur Haxhi Ramadan Muji, ka përcjellë urimet e tij më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë.
Haxhi Ramadan Muji, i lindur në fshatin Bresalc, Lagjja e Gllamës, është një emër i njohur për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe ndihmën e pakursyer për popullin në nevojë. Prej 46 vitesh ai jeton dhe vepron në Zvicër, duke mbetur gjithmonë i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe vlerat e saj.
Në urimin e tij me rastin e Bajramit, ai shprehu dëshirën që kjo ditë të sjellë gëzim, harmoni dhe bekime për të gjithë besimtarët.
“Urime Fitër Bajramin! Uroj këtë ditë të madhe të festës së Bajramit pas agjërimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Lus Zotin që kjo ditë të sjellë dashuri, paqe dhe mirësi në familjet tuaja, ndërsa sakrifica dhe përkushtimi juaj gjatë Ramazanit të jenë të pranuara nga i Madhi Zot. Le të mbushet zemra juaj me gëzim, shtëpitë tuaja me harmoni dhe jeta juaj me bekime të shumta. Bajrami qoftë ditë e gëzimit, faljes dhe bashkimit me më të dashurit tuaj! Urime dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!” – ka uruar ai.