Komuna e Gjilanit, është vlerësuar nga UNICEF-i si një model për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Kryetari Alban Hyseni, tha se për tri vjet qeverisje, është punuar shumë në përmirësimin e qasjes fizike për personat me nevoja të veçanta.
Më tej i pari i komunës, tregoi se janë angazhuar 22 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.
“Janë ndërtuar pesë dhoma burimore në shkollat tona, ku e para dhe e vetmja në nivel vendi është digjitale”, tha Hyseni.
Sipas tij në bashkëpunim me organizata partnere, janë hapur dy qendra të kujdesit ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.
“Subvencionuam organizatat që ofrojnë shërbime për personat me nevoja të veçanta. Subvencionuam programin e punësimit për 14 persona me nevoja të veçanta. Kemi bërë shumë, por ende na mbetet shumë punë për të bërë. Ne nuk ndalemi; rruga dhe përpjekjet vazhdojnë”, tha kryetari Hyseni.