Gjilan

Hyseni: Të jemi të gatshëm për situata të papritura dhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë

Në kuadër të javës së sigurisë, është diskutuar lidhur me temën “Organizimi-funksionimi i Qendrës Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes në nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK- së, FSK- së dhe simpatizantëve Elita.

Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Operative lokale dhe procesin i vendimmarrjes në nivelin komunal, për të qenë të përgatitur me kapacitete dhe aftësi për situata emergjente.

“Duhet të jemi të gatshëm për

situata të papritura dhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë

Në kuadër të javës së sigurisë, është diskutuar lidhur me temën “Organizimi-funksionimi i Qendrës Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes në nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK- së, FSK- së dhe simpatizantëve Elita.

Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Operative lokale dhe procesin i vendimmarrjes në nivelin komunal, për të qenë të përgatitur me kapacitete dhe aftësi për situata emergjente.

“Duhet të jemi të gatshëm për situata të papritura edhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë, pasi që komuna jonë është në brezin kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se Qendra Operative lokale duhet të funksionoi sa më mirë dhe mbështetja e komunës nuk do të mungoi ndaj çdo kërkese.

Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se ky takim është tejet i rëndësishëm. Qendra operative duhet mbështetur.

“E keni mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për çdo gjë. Urojmë që të mos ketë situata emergjente, por Qendra Operative duhet të jetë vigjilente”, tha Shemsi Syla.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se qëllimi i këtij takimi është ngritja e kapaciteteve dhe aftësive në zbatimin e procedurave dhe protokolleve në situate emergjente të stafit të komunës dhe mekanizmave që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Në këtë trajnim ligjëruan ekspertët e sektorit të sigurisë nga shoqata Elita.

Për temën Qendra Operative Emergjente Lokale dhe Koordinimin Ndërinstitucional, ka ligjëruar Sali Mustafa. Për rreziqet dhe Menaxhimin e Situatave Emergjente, ka ligjëruar Imri Azemi. Për sistemin i Komandës së Incidentit në Operacionet, Ndërkombëtare, ka ligjëruar Naim Sylejmani dhe për procesin e Vendimmarrjes në Situata Emergjente, ka ligjëruar Qazim Gllareva.

Nga pjesëmarrësit u kërkua që të përforcohen njohurit dhe aftësimin e duhur të institucioneve komunale në menaxhimin e rreziqeve, mënyra e veprimit të ngritjes së Qendrës Operacionale në rast fatkeqësie dhe rruga e duhur e procesit të vendim marrjes.

You Might Also Like