Gjilan, 18 korrik 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Viti me datën 18.07.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin H.I. (1961).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti me dënim burgimi prej tre (3) vitesh për veprat penale ,,Lëndim i rëndë trupor’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.