Futboll

Idrizi: Mohimi i golit dhe penaltia uli motivin tek ne

Pas ndeshjes, trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi u shpreh i pakënaqur me futbollistët e tij, përkundë se krijuan shumë raste.

Idrizi tha se çelësi i fitores së Dritës ishte penalltia e shkaktuar, sepse aty ekipi i tij pësoi rënie.

“Duke marrë parasysh se kur krijon shumë raste kundër Dritës, është normale që përvoja e tyre na ndëshkoi. Ndoshta, nuk jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve por krijuam shumë raste. Çelësi kryesor i fitores së Dritës ishte penalltia që u shkaktua. Sepse aty ekipi pësoi një rënie, gjë që nuk guxon të na ndodh në të ardhmen. Neve na mbetet të punojmë në aspektin psiqik me lojtarët për t’u mos dorëzuar asnjëherë deri në fund të ndeshjes”, tha Idrizi.

You Might Also Like