Ilda Nuhiu, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar çmimin kryesor të kategorisë në festivalin prestigjioz “Golden Voice ” në Maltë🇲🇹. Ilda, e cila përfaqësoi me krenari 🇽🇰Kosovën, solli një performancë të paharrueshme me këngët duke u renditur e para në këtë garë të madhe që grumbulloi 21 shtete dhe 150 konkurentë nga e gjithë bota.
Ky triumf është një dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të Ildës dhe pasionit të saj për muzikën. Me këtë fitore, ajo ngriti lart flamurin e Kosovës, por gjithashtu tregoi se me punë të palodhur dhe besim në vetvete mund të arrihen majat më të larta në skenën ndërkombëtare.
Ky sukses në “Golden Voice” 2025 është një hap tjetër në karrierën e Ildës, e cila po vazhdon të ndriçojë me artin dhe pasionin e saj. Ilda ka fituar jo vetëm çmimin, por edhe zemrat e audiencës dhe admiruesve të muzikës kudo në botë.
Thank you Evelina Batey,for your amazing festival
Im happy to meet you soon, at my festival in Kosovo