Dega e PDK-së ka caktuar bartës të listës të këshilltarëve të saj, Ilir Tahirin, i cili në një prononcim të tijin ka thënë se është i entuziazmuar që, dega e PDK-së në Gjilan ka vendosur unanimisht që atë ta paraqesin bartës të listës për zgjedhjet komunale të tetorit.
Ja postimi i tij i plotë
I entuziazmuar sepse vullneti dhe dashuria ime për PDK-në nuk është ushqyer nga qëllimi për të arritur poste apo pozita në parti, aq më pak për pa i merituar apo pa ardhë koha, por puna, zhvillimi dhe fitorja e PDK-së.
Lidhja ime për partinë ka qenë dhe mbetet ndjenja e simpatizantit, gjë që e tregon edhe paraqitja ime e vazhdueshme në rrjetet sociale, edhe përkundër pjesëmarrjes sime në dy palë zgjedhje, fitores së një mandati dhe zgjedhjes në kryesinë e partisë, pasi këto nuk kanë qenë preokupimi im as nuk më kanë karakterizuar si aktivist i PDK-së.
Por, vendimi i kryesisë së PDK-së për të më caktuar mua bartës së listës, në mesin e shumë emrave meritorë, më detyron ta marr seriozisht këtë angazhim dhe të jam përfaqësues i denjë i degës së PDK-së në Gjilan, i kryesisë, strukturave të partisë dhe simpatizantëve, jo veç si një simpatizues por duke u mobilizuar për ta rikthyer PDK-në në krye të qeverisjes së vendit, pikërisht në 10 vjetorin e fitores së madhe.
Ka qenë viti 2007 kur herën e parë, me propozim të OVL UCK-së, i jam futur garës në PDK për këshilltar komunal duke dalë fitues bashkë me fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.
Herën e dytë kur kam kandiduar ka qenë viti 2013, ku unë bashkë me Partinë Demokratike dolëm humbës në Gjilan. Humbja e mandatit tim në këto zgjedhje ishte aq e parëndësishme në krahasim me humbjen që pësoi partia, apo thënë më drejtë qyteti i Gjilanit. Prandaj edhe nuk e quaj humbje personale as humbje mandati.
Këtë kohë PDK është konsoliduar, është përgatitur dhe ka përmirësuar lëshimet e bëra, për ta rikthyer qeverisjen në duart e veta.
Mbështetjen unanime të të gjitha strukturave të PDK që unë të jem bartës i listës së fitores së PDK në krye me Zenun Pajazitin kryetar, është edhe një arsye shtesë që unë të jem krenar me Partinë Demokratike të Kosovës.