Gjilan

Komuna e Gjilanit nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës, por kërkon nga SBASHK dhe Qeveria që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për fillimin e mësimit

Gjilan, 21 janar 2019 – Komuna e Gjilanit sqaron opinionin se nuk ka vendim për ndëprerjen e grevës së mësimdhënësve, por e fton Qeverinë e Kosovës dhe SBASHK’un që urgjentisht ta gjejnë zgjidhjen me qëllimin që të fillojë mësimi.

Komuna e Gjilanit në vazhdimësi ka përkrahur dhe e përkrah kërkesat e arsyeshme të mesimdhensëve, por për hir të nxënësve, prindërve dhe fëmijëve, fton Qeverinë dhe SBASHK’un që të reflektojnë në mënyrë urgjente sepse çdo orë e humbur për nxënësit është humbje e madhe.

You Might Also Like