Dy grupet e madhe të tifozëve, Intelektualët, adhuruesit më të flaktë të Dritës dhe Skifterët, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit, nuk do të përkrahin më tifogrupin e përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, ngase të dy grupe tifozësh, në faqet e tyre zyrtare, nuk janë pajtuar me zhvillimet fundit në ndeshjen Kosovë – Islandë, ku sipas tyre pati mesazhe, korografi e të bëma të tjera, që nuk kishin marrë pëlqimin e tifogrupeve të tjera. Të dy këto grupe të tifozëve i ka prekur shumë mesazhi “Kosovo is Kosovo”, të cilin nuk e përkrahin, duke pohuar se “Kosova është Shqipëri”.
Ato pandehin se edhe në të ardhmen do ta përkrahin përfaqësuesen e Kosovës, por tashti në mënyrë të pavarur.