Futboll

Intelektualët paralajmërojnë udhëtimin në Podujevë

Tifo – Grupi “Intelektualët” është mobilizuar që nga dita e hënë, 1 maj, për të mbështetur skuadrën e zemrës në rrugëtimin e saj të mbetur drejt tiitullit të kampionit në Albi Mall superligën e Kosovës në Futboll.

Ata, “Intelektualët”, përmes rrjeteve sociale kanë apeluar te “armata” e tifozërisë që të udhëtojnë në Podujevë në ndeshjen e javës 32-të, të vlefshme për finishin e garave të mbetura në Albi Mall Superligën e Kosovës, drejt titullit të kampionit.

“Të Enjten, DRITA bashkë me Intelektualët do të shëndrrisin në Podujevë, në betejën tjetër, të pestën nga fundi, në synimin madhor për një tjetër trofe në sirtarët tanë!

Këtë të Enjte, ftoheni të gjithë, pa dallime, çdo Intelektualë dhe çdo djalë i qytetit, të udhëtojmë së bashku në Podujevë, të përkrahim lideren aktuale të kampionatit, ngase tani është momenti më vendimtar i sezonit, ku DRITA ka shumë nevojë për formacionin me 12 lojtarë, e lojtari i 12-të jemi ne, sepse Krenaria e Qytetit kurrë nuk ka ecur vetëm!”, thuhet në njoftimin e klubit në faqen e saj në facebook.
Kujtojmë që FC Drita ka “rrëmbyer” sërish pozitën e liderit, pas javës 31-të, si dhe pas një “odiseiade” pranverore në këtë rrugëtim së bashku me Ballkanin, si pretendente serioze, me synime të njejta, për titull!

You Might Also Like