Gjilan

Investimet nga diaspora të mirëpritura në Gjilan

Në aktivitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në  Nafels të Zvicrës Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit,  i ka ftuar afaristët që të vijnë e investojnë në Gjilan.

Kryetari Hyseni është ndjerë i kënaqur që ishte  pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit z. Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.

“Para bizneseve të diasporës prezantuam  mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike”, tha Hyseni.

Kryetari Hyseni më tej tha se kanë synim që të tërheqin bizneset e diasporës për investime në Gjilan.

“Shpresoj që këtë vit do të ketë investitorë nga diaspora”, tha Hyseni.

Ai tregoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i një fabrike nê Gjilan me një investim mbi  10 milionë euro dhe do të punësoj mbi 150 punëtorë.

Pos takimeve me afaristët, kryetari i Komunës ka pasur gjatë fundjavës edhe takime me bashkatdhetarët e komunës tonë qê jetojnë e veprojnë atje.

You Might Also Like