OPINION

Isa Kastrati sakrifikoi gjithçka për bashkim kombëtar

18 vjet nga rënia e njërit prej idealistëve të pas luftës së dytë botërore ,njeriut që sakrifikoi gjithçka për bashkimin kombëtar heroin e paepur Isa Kastrati. As burgjet jugosllave nuk e thyen titanikun e Gollakut e të tërë Kosovës në përballje me hienat serbe e edhe lufta çlirimtare ishte episodi i fundit ku përmbylli një cikël jetësor për të triumfuar jeta e të tjerëve dhe liria si fundament shpirtëror i qenies shqiptare. Lufta e UCK-së trandi themelet e Serbisë e në këtë kontekst dëshmori Isa Kastrati është prijatari i luftës së pa kompromis për idealet shtetërore dhe bashkimin kombëtar. Barbaria serbe u mbyt aty ku dëshmori Isa Kastrati vuri themelet me gjakun e tij, djersën dhe angazhimin shumëvjeçar për çlirim. Sot prehet i qetë i ngritur në shtatore , i buzëqeshur si dikur në kohën Hasan Prishtinës, Ismajl Qemajlit e shume të tjerë. Izmi Zeka.

You Might Also Like