Futbollistët e Dritës dhe Trepçës ’89 para ndeshjes që kanë luajtur këtë të shtunë kanë nderuar jetën dhe veprën e ish-futbollistit Bekim Maliqi, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë në Gjilan.
Bekim Maliqi, kishte veshur petkun e ekipit kaltër e bardh në ditët më të vështira, të viteve të 90-ta, atëherë kur ndeshjet e futbollit zhvilloheshin jashtë stadiumeve dhe kushte okupimi.
Futbollistët e Dritës dhe të Trepçës ’89 mbajtën një minutë heshtje dhe vendosën nga një lule pranë portretit të Bekim Maliqit, kurse ndeshja e sotme përfundoi në paqe 1:1./kryelajmi.com/.
