LAJME

Ismajli i konfirmon SBASHK-ut mbështjen e Komunës së Gjilanit ​

Gjilan, 1 maj 2018 – Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar Sindikatën e Bashkuar te Arsimit dhe Shkencës, dega në Gjilan, ku është pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Blerim Mehmeti me bashkëpunëtorë.

Nënkryetari Ismajli, duke uruar për angazhimin sindikal, theksoi se gjithë komponenta e institucioneve komunale kanë gatishmërinë në mbështetje të zgjidhjeve me problemet që ballafaqohet kjo organizatë, e cila avokon në mbrojtje të interesave të punëtorëve arsimor.

Në këtë vizitë, nënkryetari Ismajli theksoi zotimin e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, që sektori i arsimit mbetet prioriteti numër një i qeverisjes komunale.

Kryetari i SBASHK’ut, Blerim Mehmeti, pasi e informoi Ismajlin për mbarëvajtjen e punës, tha se që prej mandatit të kaluar qeverisës kanë pasur mbështetjen e Komunës, duke shfaqur shpresën se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen në favor të zgjidhjes së problemeve sindikale.

You Might Also Like