Futboll

Ja ku do të vendosen Intelektualët në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Vllaznia e Pozharanit do të jetë mikpritëse e Dritës në ndeshjen që zhvillohet në Gjilan. Para ndeshjes që zhvillohet të dielën me fillim në ora 16, Kryesia e Tifozëve të Vllaznisë “Tigrat” dhe Kryesia e Tifozëve të Dritës “Intelektualët” kanë rënë në ujdi për tribunat se ku do të vendosen. Kështu, tribuna e madhe do t’u takojë Intelektualëve, derisa tribuna e vogël përball, do t’u takojë Tigrave.

Pritet që në numër më të madh të jenë tifozët e Dritës, por edhe pozharanasit kanë paralajmëruar se do të jenë në numër të madh në Gjilan. Pozharani është afër Gjilanit, por gjithashtu është bërë me dije se për ndeshjen ndaj FC Dritës do të ketë një autobus falas për fansa.

You Might Also Like