Ndeshja FC Floriana – FC Drita, e vlefshme për xhiron e dytë në kuadër të Europa Conference League do të zhvillohet më 21 korrik (e martë) 2026 në Stadiumin Centenary në Ta’ Qali, Maltë, me fillim në ora 19 e 30.
Për FC Drita kjo është një sfidë e re, por edhe një mundësi e re dhe angazhim i njëjtë për të luftuar për klubin, tifozët dhe qytetin.
Të rikujtojmë se sivjet në xhiron e parë në Europa Champions League FC Floriana është përballur me ekipin irlandez Shamrock Rovers dhe në fushë të vet kishte ngadhënjyer me rezultat 2 :0, derisa në ndeshjen e kthimit kishte pësuar me rezultat 5 :1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5 :3 është eliminuar nga Europa Champions League.
Edhe Drita luajti në këtë garë ndaj Kaunas Zhalgiris dhe në ndeshjen e parë si mysafire në Lituani kishte nxjerrë rezultat të favorshëm 1:1, por në ndeshjen e kthimit në Stadiumin “Fadil Vokrri” pësoi me rezultat 2:3 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:4 edhe ekipi Kosovar është dashur të bartet në Europa Conference League.
Ndeshja e kthimit, pas një jave do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /kryelajmi.com/.




