OPINION

Ja kush duhet të jetë pjesë e dialogut

 

Arben Mehmeti

 

Nga momenti i letrës së presidentit Amerikan për institucionin e Presidentit partitë politike në vend duhet të reflektojnë sepse nuk është komoditeti për pasivizim dhe neglizhim të procesit historik për vendin.

Duhet të ketë kompromis në këtë proces, sepse është momenti për mbrojtje të interesave shtetërore e jo partiake.

Kuvendi duhet mbi bazën e kompromisit të ndryshoj vendimin për ekipin negociator.  Bashkëkryesues të procesit të dialogut duhet të jenë LDK, PDK dhe AAK. Poashtu pjesë të ekipit menaxhues duhet të jenë edhe Presidenti aktual, Kryeministri dhe ish-presidenti Sejdiu, ndërsa pjesë të ekipit duhet të jenë domosdoshmërisht Akademia e Kosovës, Instituti i Historisë, Shoqata e shkrimtarëve, Hafiz Gagica në emër të Diasporës, Shoqëria civile dhe mediat.

Vetëm kështu institucionet tona krijojnë frymën e një procesi serioz, institucional dhe historik.

Legjitimiteti i një vendimi të rëndësishëm krijohet me legjitimitet elektoral dhe institucional e jo ekip me mandate të derivuara nga subjekte tjera politike dhe pa identitet të sprovuar institucional.

You Might Also Like