Futboll

Ja kush është Linfield FC, kundërshtar i ardhshëm i FC Drita

 

Linfield FC, klub nga Irlanda e Veriut në vendin e tyre cilësohet si ekip gjysmëprofesional që është formuar në vitin në vitin 1886, pra para 134 viteve  dhe është nga qyteti Belfast, më i madhi në Irlandën e Veriut, e cila i përket Britanisë së Madhe.

Nofka e ekipit janë “të kaltrit”. Është fitues i shumëfishtë i të gjitha trofeve që mund të fitohen në vendin e tyre, kurse rivali më i madh i tyre është ekipi Glentoran. Ishte 54 herë kampion, 43 fitues i kupës Challenge Cup, 30 herë fitues i kupës së ligës dhe i kupave dhe turneve të tjerë.

Në radhët e tyre ka shumë lojtarë të njohur, të cilët kanë luajtur edhe në ekipe të mëdha evropiane, kryesisht në ishull.

Në kampionatin e kaluar në vendin e tyre ata kishin dalë në vendin e parë me 69 pikë, duke shënuar 22 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, me një goldallim 71 me 24 apo mesatarisht 2,3 gola për ndeshje dhe duke pranuar 1,3 gola për ndeshje. Kishte 4 pikë më shumë se ekipi në vendin e dytë e që ishte Kolerejn.

 

Kris Xhons , portier –

Nejl Kvin – 27 vjeçar

Xhimi Kallaher – 29 vjeçar

Ros Larkin – 21 vjeçar

Ethën Bojl – 23 vjeçar

Kejl Mek Klin – mesfushor 22 vjeçar ka luajtur edhe në ekipin e njohur anglez Notigem Forest

Xhejmi Malgreu – 34 vjeçar

Nejvid Naseri – 24 vjecar, që ka luajtur në Angli në ekipin Makesfild

Danijel Kirns – qendërsulmues 29 vjeçar,

Kërk Milar – 28 vjeçar

Shejn Laveri – 22 vjeçar që kishte luajtur në Everton

 

Ndeshja Drita – Linfield do të luhet të martën në Nyon të Zvicrës.

 

Në rast të kualifikimit, atëherë kundërshtarët e mundshëm të kampiones së Kosovës është Legia Warsaw nga Polonia.

 

You Might Also Like