Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka bërë të ditur bashkë më stafin e saj, kanë vizituar disa shkolla ku është duke u mbajtur mësimi.
Ajo në një postim në Facebook tha se mësimi po mbahet në disa shkolla, ku nga mësimdhënësit po respektohet dhe po zëvëndësohen orët e humbura.
Demiri tregon se ishte në vizitë në ShFMU “Vatra e diturisë” në Livoç të Epërm dhe në ShFMU “Abaz Ajeti” në lagjen Arbëria.
Shkrimi i plotë:
Sot ishim për vizitë në ShFMU “Vatra e diturisë” në Livoç të Epërm dhe në ShFMU “Abaz Ajeti” në lagjen Arbëria, ku vëzhguam mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e orëve të zëvendësuara mësimore nga mësimdhënësit e shkollës.