Gjilan

Ja pse Ramush Haradinaj do ta braktiste Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nëse dikush e gjen ndonjë hartë që kufiri është në Kuqishtë, ai do t’a lëshonte Kosovën bashkë me familjen. Njejtë u deklarua edhe për atë nëse gjendet ndonjë hartë që thotë se kufiri është në Salinovodë. Këto komente, Ramush Haradinaj i tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Gjilanit, që u mbajt në sallën e teatrit. Haradinaj, nuk beson që ka harta të tilla, por e di se kush ka thënë që kufiri është diku tjejër, ai është komisioni shtetëror i Kosovës, që mori për bazë metodën e kadastrit e që për të një metodë e tillë është e gabueshme.

Sipas Haradinajt në të gjitha variantet Kosova do të fitojë, por sipas tij më e mira do të ishte që qeveria të heq dorë nga demarkacioni e “zajednica”, që në Kuvend të mos votohet demarkacioni, apo edhe që edhe në gjykatën ndërkombëtare Kosova do t’a fitojë kontestin, ngase ai është i bindur se Mali i Zi nuk i ka hartat që dëshmojnë që ai territor ndonjëherë ka qenë i tyre, por që e ka futur në grackë komisionin qeveritar duke ia kërkuar hartat kadastrale, por që komisioni i ynë nuk e kërkoi të njëjtën gjë nga pala malazeze.

“Ata që na i sollën këto të këqija ose të heqin dorë, ose le ta qojnë vendin në zgjedhje”, ka thënë Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, i cili është pyetur nga qytetarët edhe për shumë probleme të tjera që i rëndojnë qytetarët.

Në këtë tubim kanë folur edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dhe Rexhep Kadriu, nënkryetar i komunës dhe kryetar dege i AAK-së.

You Might Also Like