Është mbyllur seti i parë në ballafaqimin e vlefshëm për CEV Cup në mes të ekipit zviceran VFM dhe Dritës nga Gjilani. Në setin e parë vendaset ishin më të mira dhe ngadhënjyen me rezultat 25:18. Drita pati një nismë të mirë, por më pas vendaset u shkëputën në rezultat. Mysafiret ia dolën të afrohen deri në katër pikë pas disa shërbimeve të mira, por në fund ishin vendaset që sërish morën lojën në dorë dhe falë bllokut më të mirë ngadhënjyen në setin e parë.
Ndeshjen e ekipit të Dritës po e përcjellin shumë bashkatdhetarë tanë që punojnë në Zvicër dhe vende të tjera në Evropë dhe ata po e përkrahin ekipin tonë.