Skuadra e Dritës nesër ballafaqohet me ekipin e Viktoria Plzen në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari thotë se skuadra e tyre është tejet e përgatitur dhe është gati të eliminoj një ekip si Viktoria Plzen, që është shumë i madh.
“Na pret përballje e vështirë. Jemi përgatit maksimalisht për lojën kthyese sepse e kemi marrë një rezultat pozitiv, mendoj që nga kjo ndeshje do dalim me rezultat pozitiv”, tha fillimisht Muharrem Jashari.
“Duke e pa që Drita luan mirë gjithmonë në Europë, pak fat na ka mungu në ndeshjet e kaluara, në këtë ndeshje duke pa rezultat – kemi marrë një përparësi, një energji shtesë, duke pa që kemi edhe përkrahjen e tifozëve. Ndoshta ka ardhur koha që të mposhtim një ekip të madh që është Plzeni”, përfundoi Jashari.