Te ndryshme

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas, Hajrush Sopi

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas, Hajrush Sopi
Ai jetoi dhe veproi në Francë.
Sopi, tashmë i ndjerë, ka kontribuuar në çështjet kombëtare në vazhdimësi.
 
Kushëriri i tij, Refik Hasani ka shkruar:

Lamtumirë kusheriri Hajrush!

Me pikëllim mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e djalit të Mixhës.

Me Hajrushin jemi rritur, ishim të pandarë, gjithmonë jemi ndjer si vëllezër.

Gjithnjë ishte i afërt me gjithë familjen,  burrë i urtë, i devotshëm, modest e me vyrtyte të larta.

Hajrushi,  është  angazhuar,  dhe ka dhënë kontribut gjithmon në përkrahjen e të gjithave inciativave e projekteve në  të mirë të Lagjës, Qytetit dhe në mbështetjen e kauzës sonë Kombëtare  për Liri e Çlirim.

Ishte treguar i suksesshëm edhe në hapjen e biznesit që investoi në vendlindje.

Ndjehemi krenarë që kusheriri  Hajrushi,një afaristë i suksesshëm  tregoi gatishmëri  dhe mbështetje në aksione humanitare e solidare.

Është një humbje, jo vetëm për familjen, por edhe  farefisin, miqtë dhe bashkëpunëtorët  e tij të shumtë.

Familja jonë humbi një njeri me vlera të çmuara njerëzore, familjare dhe kombëtare.

Do të na mungosh përgjithmonë.

Prehu në paqe, kusheriri im HAJRUSH

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

You Might Also Like