Libri

Kaltrina Berisha promovoi librin “Uni i ndarë”

Promovohet libri me poezi “Uni i ndarë”, i autores Kaltrina Berisha

Në bibliotekën “Fan S. Noli në Gjilan, është përuruar përmbledhja me poezi “Uni i ndarë”, i autores së re, Kaltrina Berisha.

Në prani të auditorit të mirënjohur gjilanas e më gjërë, për librin kanë folur Sabit Rrustemi në emër të botuesit – ARS Club “Beqir Musliu”, si dhe Nexhat Rexha – recensent, Arsim Halili – krijues dhe Anton Nikë Berisha – kritik letrar.

Ky ishte libri i parë i autores, i cili mori vlerësime pozitive, ndërsa e ardhmja e saj krijuese u cilësua optimiste.

You Might Also Like