Kamenicë

Karaqeva e izoluar, kërkohet që në brezin kufitar të pastrohen rrugët

 

Banorë të fshatit Karaqevë e Poshtme të Komunës së Kamenicës i janë drejtuar me një kërkesë kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj, nga i cili kanë kërkuar që t’u dalë në ndihmë ngase pas reshjeve të borës shumë nga rrugët e lagjeve të këtij fshati janë bërë të pakalueshme.

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, ka theksuar se Lagja e Bernjashëve, e Surdullëve dhe ajo e Selishtëve janë në rrezik të përhershëm, sidmos nxënësit që për cdo ditë frekuentojnë këto rrugë për të shkuar në shkollë. I pamundur është edhe qarkullimi edhe për banorët e Karaqevës së Epërme, sidomos lagja e drejtorit Fehmi Kastrati dhe rruga që vazhdon Sabri Kastrati edhe këtë është i pamundur qarkullimi i nxënësve nga reshjet e pandërprera të borës, të cilat i kanë bllokuar rrugët.

Lenjani thekson se është e nevojshme që në këtë pjesë të brezit kufitar komuna të dërgojë ekskavatorët për hapjen e rrugëve, ngase në këtë mot të ftohtë fshatarët e kanë të pamundur që vetë t’i pastrojnë ato. Lenjani thotë se tash e trio ditë autobusi fare nuk ka dalë në Karaqevën e Epërme shkaku i ngricave të mëdha dhe mospastrimit të rrugës.

“Brezit kufitar duhet t’i dilet në ndihmë, ngase për banorët e kësaj ane është jetike hapja e rrugëve”, ka thënë Selver Lenjani, ngase Bashkësia Lokale e kësaj ane.

 

You Might Also Like