E përforcuar me disa lojtarë, në mesin e tyre edhe një amerikan, këtë të diele, Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani pret kryesuesin, ekipin Borea, që sivjet nuk di për humbje në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.
KB Drita që është e treta në tabelë, synim ka vendin e parë, pozitë kjo që mundëson inkuadrim të drejtpërdrejtë në elitën e basketbollit kosovar, derisa vendi i dytë siguron vetëm ndeshje barazhi me të parafundit e Superligës.
Fazli Fazliu, kryetar në KB Drita, ka ftuar qytetarët dhe “Intelektualët” që të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, e cila do të zhvillohet këtë të diele më fillim në ora 20 në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.