Libri

KBI i dhuroi Bibliotekës së qytetit 110 tituj librash me 452 ekzemplarë

Zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI), në Gjilan, në krye me kryetarin Naim Aliu vizituan Bibliotekën e qytetit “Fan S.Noli”, ku u mirëpritën nga drejtori Qazim Azizi dhe stafi i tij.
Arsyeja e vizitës ishte dorëzimi i një fondi të konsiderueshëm të librave të botuara nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës. U dhuruan 110 libra , revista dhe periodiku i botuar nga BIK, gjithsej 452 ekzemplarë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, gjithashtu u premtoi se në të ardhmen për çdo botim të Bashkësisë Islame, bibliotekës së qytetit do ti dhurohen nga 5 ekzemplarë.

Drejtori i Bibliotekës, Qazim Azizi ishte shumë falënderues duke thënë se bibliotekës së qytetit iu shtua edhe një kënd i librave të cilës i ka munguar deri më sot, ka bërë me dije, Agim Hyseni, sekretar i KBI-së.

You Might Also Like