Gjilan, 25 Tetor 2023 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.H. dhe D.H, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Y.H. dhe D.H, më 24 Tetor 2023, rreth orës 21:35 minuta, në brezin kufitar afër fshatit Kokaj komuna e Gjilanit, në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer veprën e sipërshënuar penale, në atë mënyrë që nga policia task forca kufitare, tek të njëjtit është gjetur substancë narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë prej 182.715 kg, e cila është sekuestruar.