Sportet me dorë

Këtë fundjavë luhet kryendeshja e madhe Drita – Besa

Dy ekipet e pamposhtura në këtë kampionat, Drita e përforcuar dhe Besa, kampion i shumëfishtë i Kosovës do të përballen këtë fundjavë në një kryendeshje luksi që do të luhet në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Drita ka dëshmuar forcë deri më tashti, njëjtë edhe Besa, por cila nga to është më e fortë, do të dëshmohet këtë të shtunë, kur të ndodh përballja. Drita më shumë se asnjëherë ka nevojë për përkrahjen e publikut, andaj klubi gjilanas, që ka kaluar nëpër shumë krajata për të ardhur deri këtë ditë i ka bërë ftesë shikuesve të saj që t’a ndihmojnë në kryendeshje.

Ja postimi i tyre i plotë:

HC DRITA – KH Besa

Ishin keta djem qe ne asnje moment nuk u dorezuan, por vazhduan qe te besojne dhe luftojne, vetem qe qyteti i jone te mos mbetet pa klub te hendbollit e tani sakrifica e tyre nder vite ka nisur te shperblehet ne menyren me te mire te mundshme.

Prandaj, ftohen te gjithe Intelektualët si dhe gjithe dashamiret e Dritës qe te Shtunen me fillim nga ora 18:30 te jene prezent ne palestren e qytetit “Bashkim Selishta – Petriti” per ta perkrahur Dritën qe nuk dine per humbje ne kete sezon, me 6 fitore te radhitura ne ndeshjen kunder Beses nga Peja.

Drita krenari, Drita dashuri e vetmja me je ti

You Might Also Like