Teatër

Këtë fundjavë rishfaqet komedia “Togeri nga Inishmori”

Të premten dhe të shtunën, 13 dhe 14 shtator, me fillim nga ora 20:00 rikthehet për herë të parë këtë sezonë, komedia e jashtëzakonshme “Togeri nga Inishmori”, e autorit Martin McDonagh, me regji nga Shkelzen Berisha dhe me lojë fantastike të ansamblit të Teatrit të Gjilanit.
Rreth shfaqjes:
Çka ban kur nji mace e zezë ta pret rrugën? Tre hapa mbrapa? JOOO! Personazhet e kësaj komedie të zezë sterrë, turren përpara me hapa të mëdhaj, që çojnë në nji masakër qesharake. Përmes nji humori t’zi e t’lyem me gjak t’kuq, gatuhet nji shfaqje kuq e zi, me 2 maca t’shkallmume, 4 njerëz t’masakrum, nji bicikletë t’shkatërrume dhe nji bishtalec i premë të nji “djaloshari”. Tu kesh e tu kajtë, krejt kjo dynja e vogël bahet lesh!
Në shfaqje luajnë: Ernest Zymberi, Ali Demi, Kushtrim Qerimi, Djellza Dema, Valon Nuhiu, Artan Selimi, Florent Salihu, Qëndrim Kqiku
****Shfaqja përmban skena me elemente të dhunës, krisma armësh dhe rekomandohet për një audiencë + 16.

You Might Also Like