Gjilan

Komisioni për emërtimet e rrugëve, shesheve dhe lagjeve – përfundon punën e tij

Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve, bulevardeve dhe lagjeve në komunën e Gjilanit, pas një pune të gjatë dhe me përkushtim, ka përfunduar listën e emërtimeve dhe të njëjtën e ka dorëzuar në diskutim publik, për t`iu dhënë mundësi edhe qytetarëve që t`i japin mendimet e tyre.

Vërejtjet dhe sugjerimet e arsyeshme për këto emërtime të propozuara, qytetarët mund t`i bëjnë deri në fund të muajit mars (31.03.2017), duke i dërguar ato përmes Qendrës për Shërbime të Qytetarëve, në adresë të Komisionit.

Kontributet e qytetarëve në këtë proces të rëndësishëm, para se emërtimet të dërgohen për miratim në Kuvend Komunal, do të jenë të mirëpritura nga Komisioni.

Numri i përgjithshëm i rrugëve të emërtuara, është 673 në zonën urbane, 483 në zonën rurale, ndërsa 200 emra janë rezervë. Po ashtu janë emërtuar edhe tri sheshe. Lista e emërtimeve gjendet në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like