Viti

Komiteti për Politikë e Financa i Vitisë ka shyrtuar dhe debatuar për disa propozim-vendime që do të miratohën në Kuvend

Kuvendi komunal dhe organet e saj pas një pushimi njëmujor ka nisë me aktivitete dhe punë të rregullta.Kështu, sot është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politik e Financa, ku anëtarët e këtij komiteti, kanë shqyrtuar dhe kanë debatuar rreth disa pikave të parapara për këtë mbledhje. Fillimisht anëtarët e KPF-së dhanë propozimet e tyre rreth pikavë të rendit të ditës për seancat e ardhshme dhe një propozim pati anëtari i këtij komiteti nga LVV që në seancën e radhës të hyjë në rend dite një informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore gjatë këtij viti në komunën e Vitisë. Ndërsa rreth pikës së parë të rendit të ditës ku u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin 2017, drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama njoftoi se sipas raportit të Aufitorit Gjeneral, del që komuna e Vitisë është vlerësuar ndër komunat e para sa

i përket diciplinës financiare. Duke u bazuar në raportin e grupit të auditorëve, Rama tha se Vitia sa i përket pasqyrave financiare ka një pasyrim të drejtë dhe të vërtet, ndërkaq vlerësimi i tyre është konsideruar si opinion i pamodifikuar. Kurse duke folur rreth rekomandimeve, drejtori Rama theksoi se janë dhënë 16 rekomandime të cilat nuk kanë të bëjnë me shkelje ligjore, por që ndikojn në përmirësim të hapave të mëtejshëm financiar.

Në mbledhjen e sotme të KPF-së u shqyrtuan dhe u proceduan për seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet të enjten, edhe propuan për seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet të enjten, edhe propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit nr.01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politik dhe Financa, propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit nr.01-410/03-127, të datës: 28.02.2018, të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik rregulloren për Palestrën Sportive në Komunën e Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like