Viti

Kompania “Kom net” me rastin e festës së për Kurban Bajramit shpërndau një sasi të ndihmave në gjëra ushqimore për 10 familje skamnore

Si edhe viteve të kaluar është kësaj radhe Kompania “Kom.net” me pronar Ardian Kurteshin ka vazhduar traditën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në gjëra ushqimore për familjet skamnore të Vitisë dhe Ferizajt. Sipas Halit Alidemes, menaxher i SHBH”Nëna Terezë” për rajonin e Gjilanit, kësaj radhe përmes kësaj shoqate kjo kompani ka ndarë një sasi të gjërave ushqimore si vaj, sheqer, miell ,krip etj për 10 famil;je skamnore që kanë nevojë për gjëra të tilla me rastin e festës së Kurbn Bajramit.”Edhe kësaj radhe janë ndarë këto gjëra ushqimore për 5 familje të komunës së Vitisë dhe 5 të tjera nga komuna e Ferizajt është shprehur Halit Alidema. Ai ka falënderuar këtë kompani për përkujdesje të rregullt që po bënë për familjet skamnore.Aziz Zuka

 

You Might Also Like