Gjilan

Komuna e Gjilanit shpërndan gjashtë gjedhe të racës simental për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

Komuna e Gjilanit shpërndan gjashtë gjedhe të racës simental për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

Gjilan, 22 mars 2022 – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot gjashtë gjedhe të racës simental për gjashtë fermerë, të cilat janë donacion nga shkolla e agrobiznesit “Arbëria”.

Nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka uruar fermerët përfitues, ndërkaq ka thënë se bujqësia është çelësi për zhvillim ekonomik të vendit, duke shtuar se së

shpejti do të hapet zyra për t’ua lehtësuar aplikimin për subvencione fermerëve.

Kurse, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Bajram Isufi, ka bërë të ditur se Komisioni vlerësues ka përzgjedhur fermerët meritor për këto gjedhe, derisa ka njoftuar se do të vazhdohet edhe me subvencione të tjera për fermerët e Gjilanit.

You Might Also Like