Viti

Komuna e Vitisë dhe ajo e Gillard-it të Francës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryetari i Komunës së Gillard të Annemase të Francës, Jean Paul Bosland,si dhe presidenti i Shoqatës Franko- Shqiptare, Tahir Shabani, sot në Viti , nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, përmes së cilit zotohen në krijimin e mundësive për shkëmbim të përvojave në qeverisje lokale, ndihma të ndërsjellët për rritjen e nivelit të shërbimeve publike komunale, me theks të veçantë në shërbimet e Brigadave të Zjarrfikësve , krijimin e mundësive për shkëmbim të përvojave në arsimimin e gjeneratave të reja, si dhe për krijimin e mundësive për zhvillim të aktiviteteve të përbashkëta kulturore sportive.

Sipas kryetarit Haliti, ky memorandum bashkëpunimi do të mundësoi arritjen e objektivave që kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të bashkëpunimit si në shërbimet komunale ashtu edhe në arsim, kulturë rini e sport. Dy komunat , përmes vizitave dhe takimeve të ndërsjellat do të zhvillojnë një dialog të përbashkët rreth formave dhe mënyrave të qeverisjeve lokale në dy shtetet Kosovë dhe Francë, dhe për zbatimin praktik të këtyre formave të qeverisjes lokale , pastaj të dy komunat do të diskutojnë mundësinë për bashkëpunim në ofrimin e asistencave të ndryshme si humane ashtu edhe teknike në shërbimet komunale, në veçanti në Brigadën e Zjarrfikësve dhe arkivit dhe të dy komunat përmes vizitave dhe trajnimeve profesionale të nxënësve të shkollave të fillore dhe të mesme do të fuqizojnë nivelin e arsimit dhe do të rrisin kapacitetet për zhvillim të qëndrueshëm të komunave , si dhe të dy komunat përmes organizimit të përbashkët të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive, do të ndihmojnë në ngritjen dhe zhvillimin e kulturës dhe sportit, sqaron memorandumin e bashkëpunimit kryetari Haliti.

Ai ka thënë se mirëpret çdo lloj bashkëpunimi me komunën e Gillardit, pasi përvojat dhe asistenca tjetër teknike nga kjo komunë do të ndihmoi shumë zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Vitisë. Kurse kryetari i Gillardit të Francës, Jean Paul Bosland, ka theksuar se ndihet i privilegjuar, e që është pritur nga kryetari i komunës dhe si kryetar komune do të bëjë maksimumin që të ndihmoi Vitinë në fusha të ndryshme sidomos në ato për emergjenca. Përvojat që bartim ne janë të mirëseardhura për ju, pasi ato ndihmojnë në zhvillimin edhe më të madh të sektorit të emergjencave , sidomos të zjarrfikësve’, ka thënë Bosland.

E, Tahir Shabani, president i Shoqatës të Miqësisë Franko-Sqiptare, ka thënë se shoqata që drejton ai, do të vazhdoi të jetë ambasadore e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve mike Francë dhe Kosovë. ‘ Do të jemi ambasador të miqësisë mes Francës dhe Kosovës, pasi kështu i ndihmojmë popullit të Kosovës’, ka thënë Shabani. Mysafirët nga Franca, që krahas kryetarit të komunës së Gillardit, Jean Paul Bosland, ishin edhe arkitektët Siigfrido Lezzi dhe Christope Piguet, vizituan nga afër edhe Brigadën e Zjarrfikësve në Viti, ku nga afër u njoftuan për punën e kësaj brigade në shërbim të shpëtimit të jetës së njerëzve.

Aziz Zuka

You Might Also Like